Braziliani Coutinho transferohet te Barcelona (VIDEO)

Braziliani Coutinho transferohet te Barcelona (VIDEO)

Braziliani Philippe Coutinho tashmë është një lojtar i Barcelonës. Merr fund me sukses transferimi i brazilianit nga Liverpool tek klubi katalanas, aty ku ai kishte këmbëngulur të shkonte. Coutinho pritet që të hënën të bëjë edhe prezantimin zyrtar tek katalanasit e Barcelonës, ku nuk do të jenë edhe të paktë tifozët që do ta presin.Philippe Coutinho vulos transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez, teksa firmos për Barcelonën për vlerën e 160 milionë eurove. Më në fund plotësohet kështu dëshira e 25-vjeçarit të përfaqësueses braziliane, që këmbënguli shumë edhe gjatë verës së kaluar për t’u transferuar në radhët e klubit katalanas.

Mendohet që në kontratë 120 milionë euro garantojnë shumën bazë të transferimit, ndërsa 40 milionët e tjerë do të jepen në varësi të bonuseve, pra përmbushjes së objektivave dhe arritjeve personale të futbollistit brazilian me ekipin e Barcës.25-vjecari thyen kështu rekordin e Barcelonës, që mbahej nga sulmuesi francez i ardhur nga Borusia e Dortmundit Ousmane Dembele, për të cilin u paguan 105 milionë euro, por gjithashtu edhe rekordin britanik, që ishte vendosur nga një tjetër francez, Paul Pogba, për të cilin Manchester United shpenzoi po 105 milionë euro.Përpara Coutinho-s natyrisht mbetet Neymar, që u transferua verën e kaluar nga Barca te Paris SG për shifrën rekord 222 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy