Champions League me një format të ri/ Baku: Formulë e gjetur, u mundëson edhe skuadrave të vogla të dalin në pah

Champions League me një format të ri/ Baku: Formulë e gjetur, u mundëson edhe skuadrave të vogla të dalin në pah

Champions League filloi të martën me formatin e ri. Sipas risive të bëra me dije nga UEFA; një grup i vetëm prej 36 skuadrash, secila prej të cilave do të luajë 8 ndeshje (4 në shtëpi dhe po aq jashtë fushe).

Këtë format e vlerëson si mjaft të gjetur gazetari sportiv, Ervin Baku.

Në një analizë për “MCN informacion” ai pohon se krahas formulës me vajtje-ardhje, ky format u jep mundësi edhe skuadrave të vogla të tregojnë veten.

Për mua ky format është format fantastik dhe për ironi të fatit Borusia Dortmund-it që kryeson këtë kampionat me 36 skuadra dhe me 8 javë.

Kjo formulë është shumë e bukur sepse u jep mundësi edhe skuadrave të vogla. Pra, kur ti luan me 8 skuadra dhe katër herë luan brenda dhe katër herë luan jashtë, të jep mundësi që edhe ‘Davidi ta mundi Goliatin” sic ishte rasti i Lilles dje që mundi Real Madridin, dhe futbollisti i ndeshjes u shpall një shqiptar, Edon Zhegrova, i cili festoi, mori penallti e cila e transformuan në gol.

Kështu që unë mendoj se ky është format i gjetur, kur pas tetë jave kampionat, tetë të parat shkojnë direkt dhe 16 të dytat luajnë një play-off për t’iu bashkuar tetë të parave.

Mendoj se është  një formulë e gjetur, nuk është formulë ‘boring’ ajo e  grupeve, ndërkohe që formula me vajtje-ardhje, do të jetë në vazhdim për 1/16 e finaleve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy