Dy fitoret e Shqipërisë, Dede: Kemi bërë 25% të punës, jemi të barabartë me Çekinë dhe Polonisë

Dy fitoret e Shqipërisë, Dede: Kemi bërë 25% të punës, jemi të barabartë me Çekinë dhe Polonisë

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për dy fitoret e Shqipërisë, ndaj Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe. Dede deklaroi se nuk mund të flitet për eufori te Kombëtarja, por për entuziazëm. Sipas tij Shqipëria ka bërë 25% të punës për tu kualifikuar në Europian, ndërsa shtoi se tani jemi të barabartë me Poloninë dhe Çekinë, për shanset që kemi. “Nuk flitet më për eufori, por entuziazëm. Kjo vjen për mënyrën si funksionon skuadra. Që në Poloni, treguam diçka, ndryshe nga sezoni i kaluar. Me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, nuk vendosëm asgjë në diskutim. Kemi bërë 25% të punës. Kemi 50% në shtator dhe më pas 25% në tetor. Më ka pëlqyer mënyra si janë sjellë lojtarët në fushë. Ne ishim sfidantët e Çekisë dhe Polonisë, ndërsa tani jemi të barabartë me ta. Jemi në mes të një lufte dhe shanset i kemi vetë. E rëndësishme është që të kemi këtë entuziazëm. Motivimi i lojtarëve vjen në një formë tjetër.”, u shpreh Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy