Barcelona, objektiv tek Fiorentina

Barcelona, objektiv tek Fiorentina

Përforcimi i prapavijës, kryesisht ai i krahut të djathtë, do të jetë objektivi parësor i drejtuesve të Barcelonës.

‘’ Los Cules ‘’ i kanë ndezur motorrët tashmë dhe janë fokusuar totalisht tek merkatoja e verës.

Shumë emra kanë qarkulluar në ‘’ Camp Nou ‘’ së fundmi, pasi flitet për një problem serioz të spanjollëve.

Michael Kayode është ai i rradhës, i cili po analizohet nga drejtuesit me në krye Xavi Hernandez, trainer që fitoi gjithçka në të kaluarën me Barcelonën ‘’ La Furia Rojan ‘’.

19 vjeçari po shkëlqen në eksperiencën e parë në Serinë A me Fiorentinën, nxënës shembullor i trainerit Vincenzo Italiano.

Për ‘’ Vjollcet ‘’ italiani konsiderohet një siguri në prapavijë por një problem për Barcelonën në të ardhmen mund të jetë fakti se nëse do të vijojë me këtë nivel, vlera e kartonit do të shënojë rritje.

Gjithashtu, duhet theksuar se Michael Kayode pretendohet edhe nga të tjerë ekipe të famshëm në Europë por ‘’ Azulgranët ‘’ e konsiderojnë të domosdoshme zgjidhjen e kësaj situatë gjatë verës, për t’ia vënë pikën kësaj historie.

Në sezonin aktual, ishi Gozzanos ka kontribuar me 1 gol në 25 sfida, ekip me të cilin ka fatin për të treguar veten edhe në Conference League.

 

                

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy