Real Madridi, gjen mesfushor tek Athletic Bilbao

Real Madridi, gjen mesfushor tek Athletic Bilbao

Shpërthimi i Mikel Jauregizar me Athletic Bilbaon menjëherë ka filluar të vihet re nga drejtuesit e Real Madridit.

 Prej kohësh tek ‘’ Galaktikët ‘’ kanë nisur tratativat për të përforcuar mesfushën dhe në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ së fundmi janë analizuar disa opsione. 

21 vjeçari i vaskëve po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend, i padiskutueshëm në 11-shen e Ernesto Valverdes.

 Një ndër politikat e klubit ‘’ Merengues ‘’ lidhet me transferimin e talentëve të cilët do të jenë përfaqësuesit më të denjë në të ardhmen e afërt. 

Për më tepër Mikel Jauregizar konsiderohet nga ekspertët një ndër më premtuesit në Spanjë, arsye e mjaftueshme për tu pretenduar nga Real Madridi. 

Interesi i ‘’ Los Blancos ‘’ ia rrit automatikisht vlerat dhe i jep një mundësi për ta analizuar me detaje të ardhmen, ndoshta larg ‘’ San Mames ‘’.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy