Shkëlzen Gashi është kthyer në një nga sulmuesit më të kërkuar në Serninë A. Për bomberin e kombëtares shqiptare Torino ka bërë zyrtare ofertën e saj për ta patur pjesë të saj.
Gashi nuk po kalon një periudhë të mirë tek skuadra e Bazelit pasi tekniku Fisher nuk e ka më në planet e tij, duke mos e aktivizuar pothuajse në asnjë ndeshje ku dhe shpesh herë nuk e ka grumbulluar me ekipin. Tekniku i Torinës, Ventura shikon te 27-vjeçari sulmuesin ideal për të kompletuar krahët e sulmit.
Torino ka gati një ofertë prej 4 milionë euro për të bindur Baselin që të lejojë largimin e Gashit. Një largim nga kampionët e zvicrës do t’i shërbente shumë Gashit pasi që të bëhet pjesë e listës së kombëtares për kampionatin europian do ti duhet të ketë sa më shumë minuta aktivizim.



