Barcelona hedh sytë tek një talent francez

Barcelona hedh sytë tek një talent francez

Dihet botërisht se  Barcelonës i nevojitet një ndryshim galopant për të rikuperuar identitetin fitues dhe  kjo rrugë parashikohet se do të jetë shumë e vështirë .

Ekonomia e dobësuar e ‘’ Los Cules ‘’ do të ketë kohën e përcaktuar për tu rigjeneruar por sipas perspektivës të deritanishme katalanasit janë në rrugë të mbarë .  Disa nga elementët më të rëndësishëm të historisë së spanjollëve janë drejt përfundimit të karrierës dhe problematika aktuale është Sergio Busquets . 33 vjeçari është në metrat e fundit të saj dhe Barcelonës i nevojitet urgjentishti gjetja e  një zëvëndësuesi ideal .

Drejtori sportiv Mateu Alemany ka nisur punën intensive në gjetjen e elementit të duhur dhe ka spikatur  Boubacar Kamara i cili mbron ngjyrat e Marseilles.

21 vjeçari prej kohësh vijon të konsiderohet si një ndër talentët më të mëdhenjë në Francë  dhe ky fakt nuk i ka shpëtuar  Manchester United dhe Paris St  Germain  i kanë shpallur luftë spanjollëve .

 Ky sezon mendohet se do të jetë përcaktues për të ardhmen e Boubacar Kamara-s sepse nëse do të vijojë me paraqitjet pozitive mund të  ndërrojë shumë shpejt ‘’ Velodrome ‘’ për   ‘’ Camp Nou ‘’ për ti shërbyer një Barcelonë e cila kërkon të hedhë pas krahevë një ndër periudhat më të vështira në histori .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy