
Vështirësitë në lidhje me firmosjen me Julian Alvarez natyrisht i kanë shtyrë drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për një tjetër komponent.
Eli Junior Kroupi është bërë pjesë e planeve të Hansi Flickut, i cili përfaqëson Borunemouthin.
Avancimi me hapa të sigurtë përpara ia ka zgjeruar listën e pretendentëve dhe në fakt janë edhe Arsenali, Tottenham Hotspuri dhe Paris St Germain që luftojnë për shërbimet e 20 vjeçarit.
Në rastin konkret dyshimet mbi qëndrimin e Raphinhas në Camp Nou ‘’ e detyrojnë numrin një të stolit të ‘’ Blaugranëve ‘’ të analizojë të tjerë lojtarë duke qenë se luftohet në çdo kompeticion për ta fituar atë.
Ishi i Lorient e finalizoi sezonin e shkuar me 12 gola në 33 sfida, duke kontribuar për kualifikimin e anglezëve në Europa League.
Gjithsesi, presidenti i Bornemouth Bill Foley e ka deklaruar në disa raste se Eli Junior Kroupi nuk është në shitje por interesi i ‘’ Los Cules ‘’ dhe pretendentëve në fjalë mund t’ia ndryshojë mendjen.
100 milionë euro synon të arkëtojë kreu i këtij ekipi, duke i dhënë kështu rëndësinë e duhur kontributit të dhënë.
S’duhen mënjanuar në asnjë mënyrë ‘’ Topchinjtë ‘’, ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe sidomos ‘’ Les Pariziens ‘’, jo vetëm referuar aspektit ekonomik por edhe atij sportiv, kryesisht këta të fundit.
Priten negociata intensive ndërmjet palëve për një lojtar i cili ka bërë diferencën në Premier League, ndër ligat më kompetitive në kontinentin e vjetër.



