
Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, ka zbuluar dy afrimet e para te skuadra zikalëtr dhe bëhet fjalë për sulmuesin Mkitaryan dhe portierin Onana.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Marotta deklaroi gjithashtu se po punohet edhe për afrimin e Dybala dhe Lukaku.
Nuk e di a do ta kemi mbyllur tregun e transferimeve deri në nisje të grumbullimit, por me siguri Inzaghi do të ketë një pjesë të mirë të titullarëve në dispozicion. Henrikh Mkhytarian dhe Andre Onana prezantohen gjatë kësaj jave dhe po punojmë edhe për Dybalën e Lukakun.
I njohim cilësitë e tyre, por nuk janë akoma të Interit, pasi duhen krijuar kushtet e duhura ekonomike, megjithatë kemi edhe plan B. Në mbrojtje është më e lehtë të manovrosh, pasi sulmuesit janë të paktë dhe të shtrenjtë. Bremer po monitorohet, pasi është mbrojtës për skena të mëdha, megjithatë Ausilio dhe Bacin po merren me negociatat.
Në mediat italiane megjithatë thuhet se Interi ka mbyllur gjithçka për afrimin e Dybala, si dhe për marrjen e Lukakut nga Chelsea për një sezon në formën e huazimit.



