
Prej kohësh kanë filluar të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të Carlo Ancelottit dhe drejtuesit e Real Madridit kanë nisur përpjekjen për ta zëvëndësuar ashtu siç duhet numrin një të stolit. Sipas ‘ Teamtalk ‘, ‘’ Los Merengues ‘’ ia kanë vënë gishtin Roberto De Zerbit, i cili po zhvillon një eksperiencë për tu mbajtur mend me Brightonin. Klauzola e prishjes së kontratës me anglezët arrin 10 milionë eurot dhe manjati Florentino Perez tanimë e ka dhënë ‘ Ok ‘ për mbërritjen e 44 vjeçarit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në një të ardhme të afërt. Stili i lojës së ishi-t të Shakhtar Donetsk vijon të impresionojë dhe ndoshta gjatë merkatos së verës, mund ta marrë drejtimin e një ndër ekipeve më të famshëm në glob.



