U largua nga Tirana, Vesel Limaj prezantohet në Rumani

U largua nga Tirana, Vesel Limaj prezantohet në Rumani

Vesel Limaj, do të vazhdojë karrierën në Rumani.  Mesfushori është prezantuar këtë të hënë, te skuadra e Hermanntadt.

26-vjeçari u largua nga Tirana pak ditë më parë dhe nuk ka vonuar për të zgjedhur skuadrën e re.

Në njoftimin e klubit rumun, thuhet se Limaj ka firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë.

Mirësevjen Vesel Limaj! Vesel Limaj është një mesfushor qendre. Ai u trajnua te moshat e skuadrave të njohur në Gjermani si Energie Cottbus dhe Hamburger SV.

Në CV-në e tij janë edhe Hor, Bylis, Kukësi dhe Tirana për të cilat ka luajtur në 14 ndeshje duke shënuar 1 gol. Limaj ka arritur të ketë një titull kampion dhe një Superkupë të Shqipërisë me Tiranën dhe një Kupë Shqipërie me Kukësin.

Futbollisti gjerman vlen 300 mijë euro dhe ka nënshkruar një kontratë për 18 muaj me ekipin tonë. Ai do të mbajë fanellën me numrin 10.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy