
Fillimi jo i mirë i sezonit e ka vënë në dyshim vijimësinë e Julen Lopeteguit në stolin e Sevillas .
Presidenti i andaluzëve Pepe Castro e ka refuzuar largimin e strategut nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ por kaosi i gjeneruar , produkt i rezultateve të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ e ka bërë manjatin spanjoll ta analizojë në detaje këtë çështje .
Emrat kanë filluar të qarkullojnë , ndër të cilët predominon ai i Marcelino Garcia Toral por s’duhen anashkaluar as Jorge Sampaoli apo Mauricio Pochettino .
Largimi nga Athletic Bilbao i ka hapur disa dyer 57 vjeçarit , ëndërra e të cilit vijon të jetë drejtimi i ‘’ La Furia Rojas ‘’ por aspirata e tij varet nga performanca e mëtejshme e Luis Enriques .
Drejtimi i Sevillas do të ishte një provë shumë rëndësishme për Marcelino Garcia Toralin , trainer që do të kishte shansin të drejtonte në Uefa Champions League , turne në të cilin ekipi në fjalë nuk e ka patur asnjëherë problem kualifikimin.



