Harry Maguire nuk do të jetë kapiten i Manchester United, në sezonin e ri. Këtë e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Vendimi është marrë nga trajneri Erik Ten Hag, i cili nuk e shikon Maguiren si lider të ekipit. “Pas diskutimeve me trajnerin, sot ai më ka informuar se do të ndryshojë kapitenin. Ai më tregoi arsyet e tij. Personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, por do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që vesh fanellën. Dua të bëj një falënderim të madh për tifozët e Manchester United për të gjithë mbështetjen e tyre të shkëlqyer gjatë kohës që mbaja shiritin në krah”, shkruan Maguire. Futbollisti anglez nuk bën pjesë në planet e trajnerit për sezonin e ri dhe për këtë arsye, klubi e ka nxjerrë në merkato.



