Pesë ndeshjet e Superiores, për javën e 26-të, do të luhen të ndara në dy ditë.
Tre ndeshje, janë planifikuar për të premten e datës 1 mars. Në orën 13:30, Egnatia pret në shtëpi Dinamon, ndërsa në të njëjtin orar, Skënderbeu sfidon në transfertë skuadrën e Laçit. Në orën 17:00, do të luhet në kryeqytet, ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit.
Dy ndeshjet e tjera, do të luhen në dy ditë. Vëmendja më e madhe, do të jetë te Klasikja, Vllaznia-Tirana në orën 17:00, ndërsa paralelisht do të luhet edhe derbi Teuta-Erzeni.
Të gjitha këto takime, do të keni mundësinë t’i ndiqni në ekranin e MCN.



