Sfida me Poloninë, Kombëtarja shqiptare nis stërvitjen

Sfida me Poloninë, Kombëtarja shqiptare nis stërvitjen

Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka nisur këtë të hënë stërvitjen, për ndeshjen me Poloninë, e planifikuar për tu luajtur më 27 mars.

Kjo është stërvitja e parë për trajnerin Sylvinho, i cili pasoi në stolin e kuqezinjve të larguarin, Edoardo Reja.

Në njoftimin e FSHF thuhet se të gjithë lojtarët e ftuar janë paraqitur sot në këtë seancë të parë, ndërsa pjesa më e madhe kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë stërvitore. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë shfaqur të motivuar maksimalisht në nisje të këtij edicioni të ri.

Edhe lojtarët e rinj janë pritur shumë mirë në grup dhe po përshtaten shumë shpejt. Sakaq, disa prej futbollistëve kuqezi janë stërvitur veçmas nga grupi për shkak të impenjimeve me klubet respektive në fundjavë. Më konkretisht Elseid Hysaj, Talulant Seferi, Andi Hadroj, Jon Mersinaj, Enea Mihaj, Lindon Selahi e Ylber Ramadani kanë kryer stërvitje të lehtë mes palestrës dhe fushës.

Seanca ka zgjatur për më shumë se 1 orë, ndërsa kuqezinjtë do të rikthehen të martën në fushë me dy seanca stërvitore sipas programit të paracaktuar nga stafi teknik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy