
Massimo Ferrero, ka folur nga burgu, ku ai qëndron prej pak ditësh, kur u arrestua. 70-vjeçari, i cili menjëherë pas arrestimit, dha dorëheqjen si president i klubit të Sampdorias, akuzohet për krime financiare dhe falimentim të kompanive.
Së fundmi, Ferreo ka folur nga burgu ku po qëndron, teksa për “La Gazzetta dello Sport”, thotë se bota e tij tashmë iu shemb bota.
“Tani në moshën 70-vjeçare, bota ime u shemb nga burgu dhe nuk mund ta kapërcej. Unë jam i shqetësuar. Pse jam këtu? Unë kam 6 mijë punonjës që rrezikohen të humbasin punën. Do të doja shumë të dëgjoja edhe fëmijët e mi…”, deklaron Ferrero.



