Jurgen Dushkaj është lojtari më i ri i Kukësit. Mesfushori është prezantuar ditën e sotme nga klubi verilindor dhe menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Longo.
26-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Luftëtari dhe Bylis. Pjesë e këtyre të fundit Dushkaj ishte deri në merkaton e dimrit, kur u largua dhe nga ajo kohë ka qenë pa skuadër.
Kukësi ka njoftuar se me lojtarin ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Kujtojmë se ditën e djeshme verilindorët njoftuan edhe firmën me Xhoi Hajdërajn, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit U-21 dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.



