Juventus zyrtarizon dy objektiva

Juventus zyrtarizon dy objektiva

 Juventusi e ka mbyllur me sukses merkaton duke firmosur me dy objektiva tepër interesantë . Denis Zakaria dhe  Federico Gatti i janë bashkuar ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ për të evituar rënien e mëtejshme  .

Zviceriani e përfundonte kontratën me Borussia Monchengladbahun  në 30 qershorin e ardhshëm ndërsa italiani i ka dhënë fund ciklit në ‘’ Mapei  Stadium ‘’ për t’iu bashkuar skemave të Massimiliano Allegrit .

Italianët kanë investuar 5 milionë euro por akoma nuk kanë mbaruar punë sepse do ti duhet të paguajnë 3 milionë të tjera si bonus nëse 25 vjeçari e kupton i jep rezultatet e pritura .

Denis Zakaria sigurisht është përpara një etape shumë të rëndësishme sepse transferimi në Torino  deri në 30 qershorin e 2026-tës do të jetë një provë force e cila do të tregojë limitet e ishit të Young Boys. Për Federico Gattin historia është e njëjtë sepse të transferohesh nga një skuadër e dorës së dytë si Frosinone tek ish rekordmenët e Scudettos thekson se bëhet fjalë për një lojtar nga i cili pritet shumë .

Andrea Agnelli ka shpenzuar rreth 10 milionë euro për ta larguar nga ‘’ Kanarinat ‘’ dhe duhet të nënvizohet  se 23 vjeçari do të qëndrojë tek bardhezinjtë në cilësinë e të huazuarit deri në fundin e këtij sezoni për të marrë paraprakisht vlerësimin e ishi-t të Milanit e më pas drejtuesit torinezë të marrin një vendim në lidhje me vazhdimësinë e Federico Gattit tek 36 herë kampionët e Serisë A .

Për Juventusin është prioritet absolut sigurimi i një vendi në 4-she që e dërgon direkt  në Champions League dhe arritja sa më larg në këtë kompeticion duke iu referuar sezonit aktual ku e pret në 1/8-tat e finaleve kampioni i Europa Leagues  Villareali .  

Merkatoja është një ndër aleatët më të rëndësishëm i  ekipeve të njohura dhe jo vetëm për të bërë mirë drejt vijimësisë dhe sigurisht surprizat gjatë rrugës i japin më bukuri sportit më të rëndësishëm në planet .

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy