Duke filluar nga ora 18:00, do të luhet sfida e kthimit mes Tiranës dhe Kukësit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Verilindorët, triumfuan 2-0 në ndeshjen e parë dhe duken me një këmbë në finale, por bardheblutë nuk e kanë thënë ende fjalën e fundit.
Në “Air Albania” do të luhet gjithçka për gjithçka dhe ndeshjen keni mundësi ta ndiqni në ekranin e MCN TV. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
FORMACIONET ZYRTARE:
Tirana: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Haxhiu, Patrik, Nikqi.
Kukësi: Tafas, Lala, Zogos, Reçi, Fejzaj, Mingo, Hasaj, Lleshi, Lamçe, Samali, Solodovnicov.



