Lazio, "jo" Juventusit për Milinkovic-Savic

Lazio, "jo" Juventusit për Milinkovic-Savic

 Sergej Milinkovic-Savic është një ndër të pakët lojtarë në Serinë A që çdo merkato pretendohet nga skuadrat e mëdha .  Lazio mund të konsiderohet me shumë fat sepse mesfushori është tepër kualitativ dhe një pilar i çmuar i skemave të Maurizio Sarrit .  Bardhekaltërit janë koshientë se do të ngacmohen githmonë  për shërbimet e 26 vjeçarit të cilët së fundmi i kanë mbyllur derën Juventusit .

Arsyeja është tepër llogjike sepse nuk duan të fuqizojnë një kundërshtar direkt për kampionatin dhe kreu i presidencës kryeqytetase Claudio Lotito s’kishte si të vepronte ndryshe sepse flitet për një kërcënim real për çdo kundërshtar të Scudettos .

Me lojën e mrekullueshme të Sergej Milinkovic-Saviç, patjetër krijohet ideja se mund të veshë fanellën e një klubi më të madh por fakti i qëndrimit në të njëjtën linjë në lidhje me pretendimet  dhe sidomos konsideratës për ishi-n e Genkut e bën gati të pamundur largimin e tij nga "Olimpico". 

Megjithatë kësaj lufte nuk  do ti mungojë as Interi, skuadra që e shikojnë merkaton e verës si definitive për ti dhënë një mundesi ndryshe  dhe të negociojnë përsëri me Claudio Lotitton, patjetër kundrejt një oferte më interesante që mund t’ia mbushë syrin bosit Italian.

Gjithsesi, historia brilante në 7 vite me Lazion i nxit drejtuesit e kësaj skuadre për ta mbajtur më gjatë në kryeqytetin Italian  sepse statistikat flasin për një lojtar shumë efikas . 267 ndeshje , 49 gola dhe 57 asiste  e kanë shëndërruar në një ndër  më të rëndësishmit e historisë së bardhekaltërve për të cilin merkatoja e verës me siguri do të jetë vendimtare.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy