
Pas fitores në derbi, te Partizani është rikthyer entuziazmi dhe tashmë duan të vazhdojnë me ecurinë e rezultateve pozitive.
Të shtunën, të kuqtë përballen me Vllazninë në Shkodër, në një tjetër ndeshje delikate, pasi luajnë dy skuadra që synim kanë titullin.
Në prag të kësaj ndeshje, trajnerin Kolela e shqetësojnë dy lojtarë. Mbrojtësi Andi Hadroj, ka pasur një ngërç në pulpë dhe është në dyshim për këtë sfidë.
Edhe mesfushori Matondo, ka shfaqur probleme në gju pas derbit dhe për këtë arsye është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit. Gjasat janë të mëdha që lojtari të mungojë në Shkodër.



