
Argjentina ka mposhtur me rezultatin 3-0 Uruguain, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Golat e Messit në minutën e 38-të, De Paul në minutën e 44-t dhe Martinez në minutën e 62-të, i dhanë fitoren Argjentinës, që ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë, pas 10 ndeshjeve të para, ndërkohë Uruguai mban vendin e katërt me 16 pikë.
Vendi i parë mbahet nga Brazili, që pas 9 fitoreve radhazi, së fundmi u ndal në barazim pa gola nga Kolumbia. Ndonëse ishte një ndeshje me raste të shumta, skuadrat nuk ia dolën dot të gjenin rrugën e rrjetës, për të marrë 3 pikët.
Në ndeshjet e tjera, Kili mposhti Paraguain me rezultatin 2-0, Venezuela triumfoi 2-1 ndaj Ekuadorit, ndërsa Bolivia fitoi minimalisht ndaj Perusë.
RENDITJA:



