
Siç dihet në çdo merkato qoftë verore apo dimërore një ndër objektivat e drejtuesve të Real Madridit është përforcimi i prapavijës.
Pavarësisht sukseseve, ‘’ Los Merengues ‘’ ende nuk po bindin në këtë pozicion dhe për këtë arsye traineri Xabi Alonso e ka bërë zgjedhjen e rradhës.
Flitet për Ibrahima Konaten, i cili sigurisht ndër vite është konsideruar një referent tek Liverpooli.
Mirëpo, krerët e ‘’ Të Kuqve ‘’ nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e 26 vjeçarit nga ‘’ Anfield Road ‘’ nëse Florentino Perez nuk derdh 55 milionë euro në arkat e tyre.
Sigurisht kjo shifër është përcaktuar në sajë të kontributit prej katër sezonesh tek ish fituesit e Champions Leagues me të cilët ka fituar edhe disa tituj.
Lajmi është bërë me dije nga e përditshmja ‘ Defensa Central ‘, dhe tashmë vendimi i mbetet numrit një të ‘’ Galaktikëve ‘’, i cili ka dhënë në çdo merkato maksimumin.
Megjithatë, duke qenë se Ibrahima Konate është drejt përfundimit të kontratës me gjigandët e Premier Leagues dhe më gjerë, Florentino Perez nuk dëshiron të nxitohet duke ditur edhe dëshirën e tij e cila lidhet me transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Një klub si ‘’ Los Blancos ‘’ është shumë e vështirë ta refuzosh dhe lojtari nga Paris mund të jetë pjesë e tij duke filluar nga vera e ardhshme.



