Kane , opsioni B i Guardiolas

Kane , opsioni B i Guardiolas

Si në çdo sezon Manchester City është një ndër kandidatët për të fituar çdo trofe të mundshëm dhe lufta po vijon shumë e ashpër edhe në merkato.

Guardiola është i fiksuar me përmirësimin e çdo detaji , fakt që e ka pozicionuar me të drejtë në një ndër trainerët më të mirë të botës i cili s’do të ngurrojë asnjëherë deri në fitimin e Champions Leagues .

Rrjedha e ngjarjeve favorizon ‘’ The Citiziens ‘’ sepse kanë arritur gjysëmfinalet e Champions Leagues por po i paraprijnë të ardhmes dhe nevoja për një pykë bëhet akoma më e madhe .

Prioritet mbetet Erling Haaland sepse norvegjezi është një sulmues si pak të tjerë dhe me Borussia Dortmundin do ta ketë shumë të vështirë fitimin e trofeve kolektivë. Dyert e ‘’ Etihad Stadium ‘’ mbeten të hapura për perlën e ‘’ Verdhezinjve ‘’ por anglezët duan të tregohen të kujdesshëm dhe për këtë arsye kanë deklaruar opsionin B nëse gjigandi i lindur në Leeds nuk do të pranojë të veshë bluzën bardhekaltër.

Emri i Harry Kane ka marrë përsëri shumë rëndësi tek Manchester City sepse vijon të lërë gjurmë tek Tottenham Hotspuri , me 22 gola në 43 ndeshje nën drejtimin e të famshmit Antonio Conte.

Pavarësisht se arritjet e ‘’ Uraganit ‘’ do të vinë duke u shtuar , gjigandët e Premier Leagues vijojnë të mendojnë për bomberin anglez sepse ky klub është formuar për të lideruar në çdo aspekt në të ardhmen dhe rruga vijon të jetë shumë entuziazmuese për të besuarit e Pep Guardiolas .

Traineri spanjoll kërkon të përsërisë eksperiencën e mrekullueshme me Barcelonën por kohët kanë ndryshuar dhe futbolli është bërë shumë kompetitiv edhe pse Manchester City është një ndër klubet më të fortë dhe këtë e tregoi edhe më avancimin më tej në Champions League kundër Atleticos , një rival që tentoi deri në sekondën e fundit por në fund buzëqeshjet i takuan të famshmit ‘’ Pep ‘’.  

Gjithçka parashikohet shumë e vështirë për Manchester City-n sepse Erling Haaland është një lojtar tepër i kushtueshem dhe si duket presidenca e këtij klubi është e gatshme ta rikompensojë mundin e ishi-t të Barcelonës me firmosjen e një sulmuesi i cili në çdo javë ndëshkon rivalët dhe e meriton kalimin tek një ekip që mund ta orientojë drejt trofeve të munguar  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy