
Pavarësisht tentativave të dështuara në të shkuarën, Manchester City përsëri ka shfaqur interes për Jamal Musialan.
Mungesa e minutave nën drejtimin e Thomas Tuchelit, ndoshta mund të rezultojë nisja e një tjetër eksperience për gjermanin gjatë kësaj merkatoje dimërore.
Mirëpo, ‘’ The Citiziens ‘’ , ashtu siç ndodh rëndomtë me çdo lojtar elite, do të rivalizohen nga Real Madridi, një skuadër tejet potente në çdo aspekt.
Për mesfushorin 20 vjeçar do të zhvillohet një tjetër betejë titanësh në kontinentin e vjetër, ndërmjet dy ekipeve të cilat janë kandidate potenciale për të fituar çdo trofe.
Ecuria e Jamal Musialas me Bayern Munchenin s’ka nevojë për koment, i cili është një nxënës shembullor i numrit një të stolit dhe njëkohësisht bashkombasit të tij.
Deri më tani ylli i kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ numëron 7 gola në 19 sfida, për të cilin natyrisht pritet edhe reagimi i drejtuesve të nënkampionëve të dimrit në Bundesligë.



