Tirana si Bylisi, ‘rrëfehet’ te Etika! Halili: Sa i pastër jam une e di Zoti

Tirana si Bylisi, ‘rrëfehet’ te Etika! Halili: Sa i pastër jam une e di Zoti

Në ambientet e federatës shqiptare të futbollit është mbajtur sot mbledhja e dytë e Komisionit të Etikës lidhur me çështjen e ndeshjes Bylisi-Tirana në Kupën e Shqipërisë, e cila u dyshua si e trukuar.

Një javë pas mbledhjes së parë ku dëshmoi ekipi i Bylisit, sot te Etika janë paraqitur drejtuesit e Tiranës duke filluar nga presidenti Refik Halili, drejtori Arbi Laçi, trajneri Egbo, kapiteni Karabeci si dhe portieri Ilion Lika.

Në përfundim të kësaj mbledhje për mediat presidenti Halili u shpreh se ai dhe Tirana janë ta pastër, por nuk e vuri dorën në zjarr që persona të tjerë të kenë ndikuar në përcaktimin e një rezultati të kësaj sfide. Konkretisht numri një i klubit bardheblu u shpreh: ‘Ekipi është i pastër dhe nuk është përfshirë në manipulimin e ndeshjes. Sa i pastër jam unë e di vetëm Zoti, le ta gjykojë Allahu. Përgjegjësi mbaj vetëm për veten dhe stafin, nuk di të them për të tjerët.’

Ndërkohë në deklaratën e tij trajneri Emanuele Egbo ishte më shumë i fokusuar në aspektin sportiv, ndërsa u përpoq të evidentonte faktin që sipas tij 'ekipi nuk ka bërë asgjë të dyshimtë'.

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të komisionit të Etikës ku janë pyetur drejtues dhe futbollistë të skuadrës së Tiranës kryetari i Komisionit të Etikës Fatmir Braka tha se kjo e sotmja ishte një seancë normale ku u pyetën protagonistët dhe se hetimi vijon. Seanca e radhës do të jetë më 22 korrik ora 14:00 dhe nga Presidenti Halili u kërkua që të paraqesë gjithë deklaratat e tij dhe pas kësaj date do të merret vendimi. "Ne po bëjmë një hetim administrativ dhe informacioni i mbërritur nga UEFA po shqyrtohet gjithashtu,"-tha Braka.

Sakaq nesër do të luhet ndeshja e kthimit për gjysmëfinalet e Kupës mes Tiranës dhe Bylisit, e cila pritet me shumë interes, pasi thuhet se skuadra ballshiote do të kualifikohet. Në fakt diçka të tillë e favorizon edhe rezultati i ndeshjes së parë pasi përfundoi 2-1 në favor të Bylisit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy