Marc Casado, drejt largimit nga Barcelona

Marc Casado, drejt largimit nga Barcelona

Tek Barcelona vijojnë të merren vendime determinante në funksion të sezonit vijues.

Priten largime nga ‘’ Camp Nou ‘’ dhe në fakt lista e Hansi Flickut është e gjatë.

Ndër elementët që pritet ti japin lamtumirën ‘’ Los Cules ‘’ është Marc Casado, i pretenduar në Arabinë Saudite.

 Edhe Napoli shfaqi interes në të shkuarën për mesfushorin, i cili vendosi të përfaqësojë për më gjatë kuq e blutë.

 22 vjeçarit i përfundon kontrata me ‘’ Blaugranët ‘’ në 30 qershorin e 2028-tës, agjenti i të cilit është Jorge Mendes. 

Duke qenë se konsiderohet ndër më të spikaturit në futboll besohet se do ta arrijë një marrëveshje sa më shpejt sepse edhe në Premier League, Bundesligë dhe Serinë A pretendohet. 

Konkretisht janë Manchester United, Milani dhe Stuttgarti, të cilat i ofrojnë një të ardhme ndryshe Marc Casados.

 S’duhet harruar se është edhe Al-Ahli, drejtuesit e të cilit mund ti bëjnë një ofertë tunduese.

 Joan Laporta i ka vënë pikat mbi i dhe synon 25 milionë euro për nxënësin e trainerit gjerman i cili zhvilloi sezonin e katërt me gjigandët e La Ligas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy