
Pak e nga pak po afrohet ora e së vërtetës për sulmuesin Ousmane Dembele. Kanë ngelur vetëm 40 ditë për startimin e merkatos së janarit dhe francezi do të jetë i lirë për të negociuar me cilindo klub që dëshiron .
Për Barcelonën mosarritja e rinovimit të kontratës me 24 vjeçarin konsiderohet një fatalitet sepse Manchester United është prapa derës dhe me këtë ecuri , katalanasit mund ta humbasin ishi-n e Borussia Dortmundit.
Aventura në ‘’ Camp Nou ‘’ ka rezultuar me shumë ulje –ngritje dhe është shoqëruar me dëmtime të njëpasnjëshme në një hark të shkurtër kohor duke ia sjellë në majë të hundës lojtarit nga Vermon .
Megjithatë këmbngulja e Xavi Hernandez që ka rikthyer në njëfarë mënyre shpresën në Katalunjë mund të jetë një faktor bindës për Ousmane Dembele por shansi për të provuar Premier Leaguen aq më tepër me një skuadër si ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ konsiderohet mjaft tundues sepse mund të intepretohet edhe si një rritje e konsiderueshme në aspektin ekonomik.
Ky interes duke qenë se mund të finalizohet me parametër zero , sipas ‘’ Mundodeportivos ‘’ mund t’ia kallë datën spanjollëve sepse Ousmane Dembele është një talent i rrallë në botën e futbollit.
Vetëm 1 takim deri më tani e ka mbushur seriozisht kupën dhe kjo statistikë e vë në rrezik qëndrimin e mëtejshëm tek gjigandët e La Ligas , me një Manchester United pas dere që kërkon t’ia hapë sa më shpejt dyert e ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’.



