Arrihet marrëveshja, Interi siguron shërbimet e Pavard

Arrihet marrëveshja, Interi siguron shërbimet e Pavard

Benjamin Pavard, mund të quhet si lojtari më i ri i Interit. Klubi italian ka arritur ditën e sotme marrëveshjen me Bayern Munich, për transferimin e mbrojtësit francez.

Lojtari kishte dhënë miratimin prej kohësh, vetëm pritet që dy klubet të gjenin gjuhën e përbashkët mes tyre.

Interi dhe Bayern Munich, kanë arritur marrëveshjen për 30 milionë euro, plus 2 milionë euro në formën e bonuseve.

Pavard pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Itali dhe do i nënshtrohet vizitave mjekësore mëngjesin e së mërkurës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy