
Merkatoja e janarit pritet të jetë determinante për avancimin e mëtejshëm të Barcelonës.
Xavi Hernandez ka analizuar në mënyrë të detajuar çdo lojtar i cili mund ti shërbejë në të ardhmen por edhe ato të cilët nuk i konsideron më pjesë të ekipit të zemrës.
Sipas ‘ Sport ‘ , Bellerin, Kessie dhe Raphinha janë anashkaluar dhe nëse i referohemi spanjollit , me shumë gjasa do të rikthehet tek Real Betisi.
Ndërsa braziliani duket sikur nuk i ka përmbushur pritshmëritë e ish kampionit të botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ , për të cilin katalanasit investuan 58 milionë euro në merkaton e verës së kaluar.
Pavarësisht se kontrata e firmosur me ishi-n e Leedsit skadon në 2027-tës, mund të largohet nga ‘’ Camp Nou ‘’ pasi të qënit pjesë e një ekipi si Barcelona imponon dhënien e 100 % në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje.
Prej kohësh Barcelona është distancuar nga trofetë por besohet se historia mund të ndryshojë sepse spanjollët kanë qenë të lidhur ngusht me suksesin ndër vite dhe rrëshkitja e sezoneve të fundit është mëse normale në futboll.



