“Dardanët” shpërthejnë në akuza ndaj deklaratës së Shakohoxhës: Qëndrimet e tij prej rrugaçi dhe injoranti

“Dardanët” shpërthejnë në akuza ndaj deklaratës së Shakohoxhës: Qëndrimet e tij prej rrugaçi dhe injoranti

F.B/TemA TV

Tifo-grupi “Dardanët” kanë shpërthyer në akuza ndaj gazetarit Dritan Shakohoxha i cili në emisionin “Opinion” akuzoi këtë tifo-grup që menjëherë pasi Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA vendosën të ndryshojnë ngjyrat nga kuqezi në verdheblu.

Përmes një letre të hapur “Dardanët” shkruajnë se këto akuza të këtij gazetari janë një qëndrim prej rrugaçi dhe me argumenta prej injoranti.

Ata i kanë bëri thirrje “Digitalb-it” që të marrë masa ndaj Shakohoxhës duke theksuar se këto qëndrime të tij janë dëgjuar vetëm nga ana e Federatës Serbe të Futbollit.

Letra e hapur e tifozave “Dardanët”.

Leter e hapur nga Dardanët!

Letër e hapur drejtuar kompanisë mediale Digitalb
Po ju drejtohemi në emër të grupit të tifozëve të kombëtares së Kosovës “Dardanët”
Kontributi i i kompanisë mediale që ju udhëhiqni në promovimin e futbollit kosovar në nivel klubesh dhe së fundmí edhe me transmetimin e ndeshjeve te kombëtares së Kosovës është i padiskutueshëm dhe përë këtë ju jëmi mirënjohës.
Duke pasur parasysh këtë, ne jemi thellësisht të indinjuar me paraqitjen publike të të punësuarit tuaj Dritan Shakohoxha.

 

Ai në emisonin Opinion të televizonit nacional Klan shfryu një grumbull fyerjesh, ofendimesh, insinuatash e gënjeshtrash në drejtim të grupit të tifozëve Dardanët, fytyrave më eminente të futbollit kosovarë (përfshi këtu edhe legjendën e futbollit kosovarë dhe aktualisht kryetarin e FFK-së, z. Fadil Vokrri), qytetarëve, simboleve dhe vet shtetit të Kosovës.
Paraqitja e tij destruktive, agresive dhe shumë joparimore ka lënduar ndjenjat e mijëra tifozëve dhe qytetarëve të Kosovës, shikues dhe abonues të platformës televizive që ju udhëhiqni.
Ai, pa fije skrupulli përqeshi simbolet e tifozëve dhe shtetit të Kosovës.

 

Për më tepër, ai me një qëndrim prej rrugaqi dhe me argumente prej injoranti vuri në pikëpytje nevojën për ekzistencën e kombëtares së Kosovës tashmë anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.
Të njejtat qëndrime me Dritan Shakohoxhën i kemi dëgjuar vetam nga Federata e Futbollit të Serbisë dhe nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.
Shprehja publike e qëndrimeve të tilla, nga një punonjës i kompanisë suaj prestigjioze dhe suportuese mediale e kombëtares së Kosovës, në kohën kur po pritet shqyrtimi i padisë së Serbisë në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit, në rastin më të mire është budallallëk e në më të keqin janë deklarata qëllimkqija dhe potencialisht të rrezikshme e të dëmshme.

 

Dardanët kan qenë dhe do te jenë gjithmonë përkrahës edhe të kombëtares së Shqipërisë. Prandaj besojmë se deklaratat e tilla janë përqarëse dhe dashakeqe, e sidomos kur vijnë nga një komentator futbolli. Duam të përkujtojmë se janë pikërisht tifozët nga Kosova që kanë dhënë kontributin më të madh për zhvillimin e tifozerisë shqiptare dhe rrjedhimisht vet Kombëtarës së Shqipërisë në futboll.
 

Prandaj, ne kërkojmë nga ju që të ndërmerrni masa të caktuara disiplinore ndaj të punësuarit tuaj për fyerjen dhe lëndimin e ndjenjave të mijëra qytetarëve të Kosovës dhe njollosjen e emrit te kompanisë suaj. Poashtu ju lusim që këto masa ti bëni publike.
Ndërkaq, po e lëmë në ndergjegjën e Dritan Shakohoxhës se a do të konsiderojë një kërkim falje publike për të gjithë qytetarët e Kosovës që janë ndier të fyer nga deklaratat e tij.
Me respekt,
“Dardanët”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy