
U luajtën ditën e sotme dy ndeshje, të vlefshme për javën e 5-të në Abissnet Superiore.
Egnatia ka shtangur Laçin në shtëpi, teksa kanë triumfuar minimalisht. Heroi i skuadrës nga Rrogozhina ishte Perdo Augusto, i cili në minutën e 75-të shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë 3 pikët skuadrës së Maganit, që tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 8 pikë, po aq sa Tirana dhe Teuta.
Në krahun tjetër, Laçi vazhdon të zhgënjejë, teksa tashmë renditet në vendin e dytë, pasi pas 5 javëve të para kanë grumbulluar vetëm 2 pikë.
Kastrioti ka regjistruar fitoren e parë sezonale në kampionat, teksa mposhti me shifrat 2-0 Skënderbeun. Krutanët ishin dominues gjatë gjithë takimit, madje në pjesën e parë, krijuan raste të shumta shënimi, por nuk ia dolën dot të gjenin rrugën e rrjetës, kjo edh epër shkak të pritjeve të shumta të portierit Bekim Rexhepi. Ky i fundit nuk kishte çfarë të bënte në pjesën e dytë, aty kur Kastrioti ia doli që pas shumë të tentativave, të shënojë.
Fillimisht në minutën e 65-të ishte Arbër Basha, i cili pas një krosimi dhe topi të mbetur në zonë, gjuan bukur dhe e ndal topin në fundin e rrjetës. Për të vulosur shifrat në 2-0 mendoi Armando Rami, i cili pasi u aktivizua nga stoli, në minutën e 84-t, shënoi të dytin për skuadrën e Ndreut.
Kastrioti shkon kështu në kuotën e 4 pikëve në vendin e 7-të, ndërs Skënderbeu zbret në vendin e 9 me vetëm 3 pikë.



