
Duke filluar nga ora 21:00, do të luhet ndeshja mes Interit dhe Liverpool, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Champions League.
Pritet një sfidë e luftuar dhe spektakolare, për shkak se përballë njëra-tjetrës, vihen dy skuadra me lojtarë kualitativë.
Pak minuta para fillimit të takimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë.
Si Inzaghi ashtu edhe Klopp nuk i kanë kursyer më të mirët, për supersfidën që do të luhet në “San Siro”.
Formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic; De Vrij, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Çalhanoglu, Vidal, Brozovic, Perisic; Martinez, Dzeko.
Liverpool: Alisson; Robertson, Konate, Van Dijk, Alexander-Arnold; Fabinho, Thiago, Elliott; Mane, Salah, Jota.



