Liverpool, refuzon Newcastlen për Joe Gomez

Liverpool, refuzon Newcastlen për Joe Gomez

 Pavarësisht ekipeve te elitës, edhe Newcastle është shëndërruar në një ndër ekipet protagoniste të kësaj merkatoje, e cila po përcillet me shumë emocione.

Bardhezinjtë, të lideruar nga Al Rumayyan janë totalisht të përfshirë, duke përfituar kryesisht nga fakti i potencialit në aspektin ekonomik, i cili momentalisht e shëndërron në ekipin më të pasur të botës.

Mirëpo tentativa për Joe Gomezin e Liverpoolit nuk ka rezultuar e suksesshme, pavarësisht se sheiku arab ofroi 48 milionë euro.

‘’ The Redsat ‘’ e kanë rritur stekën deri në 50 milionë euro për qendërmbrojtësin, karriera e të cilit në vitet e fundit ka patur ulje-ngritje për aryse të dëmtimeve.

Ndërkohë, drejtuesit e ish kampionëve të Champions Leagues po punojnë me shumë përkushtim për të përfituar ashtu siç duhet nga çdo largim nga ‘’ Anfield Road ‘’.

Secila palë po punon për ta arritur marrëveshjen, duke qenë se ishi i Charltonit ka treguar se mund të jetë një vlerë e shtuar për çdo ekip.

Në sezonin e shkuar shtatlarti nga Catfordi u aktivizua në gjithsej 51 sfida dhe Liverpooli i tij e përfundoi me fitimin e një trofeu, atë të Fa Cup.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy