Adnana Januzaj është larguar nga Manchester United për të kaluar në Real Sociedad
Manchester United dhe Real Sociedad kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit, Adnan Januzaj.
Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat.
“Fat Adnan Januzajt, i cili është larguar nga Manchester United për të kaluar në Real Sociedad”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Januzaj sot ka kryer testet mjekësore në Sociedad, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.
Nga kjo marrëveshje Unitedi ka përfituar 10 milionë euro, ndërsa lojtari në Sociedad do të mbaj fanellën me numër 8.



