Fitorja me përmbysje ndaj Kukësit, Ahmataj: Jam i kënaqur, nuk meritonim të pësonim dy golat

Fitorja me përmbysje ndaj Kukësit, Ahmataj: Jam i kënaqur, nuk meritonim të pësonim dy golat

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas fitores me përmbysje ndaj Kukësit.

Ahmataj deklaroi se është i kënaqur për atë që tregoi skuadra e tij, ndërsa shtoi se nuk e meritonin të pësonin dy golat.

Jam shumë i kënaqur, sepse nuk e meritonim të pësonim ato dy gola. Duhet të përmirësohemi te mbrojtja, sepse kampionati do vijë duke u vështirësuar, siç ishte edhe Kukësi sot. Kishim vështirësi, por ne e luajmë lojën tonë, duke përdorur çdo mënyrë për të shkuar te goli. Fusha dhe terreni u rëndua dhe për tu luajtur futboll u bë e vështirë.

Jam i kënaqur nga skuadra, sepse reagon në çdo moment. Megjithatë duhet të përmirësohemi. E kemi thënë që Patrick, është si një blerje për ne. Po bën një vit nga dëmtimi. Duhet ta menaxhojmë mirë, sepse nuk duam të dëmtojmë. Objektivat tona nuk janë tani, por janë në fund.

Hoxhallari është me kartonë, por nuk ishte ndeshje për lojtarë të rinj. Kemi alternativa për ta përballuar kampionatin. Duhet të jemi kompaktë. I kemi zëvendësimet në mesfushë. Kemi lojtarë që bëjnë 2-3 pozicione. Kemi edhe lojtarë të rinj, që duan t’i japin ekipit një frymë tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy