Interesi nga disa klube në Arabinë Saudite i ka shtuar dyshimet për të ardhmen e Kevin De Bruyne tek Manchester City.
Menjëherë Pep Guardiola ka reaguar duke qenë se belgu është një ndër elementët më të rëndësishëm në 11-shen e spanjollit, i cili kërkon me çdo kusht qëndrimin në ‘’ Etihad ‘’.
Sipas ‘ The Mirror ‘, pritet fillimi i negociatave për ta përfunduar këtë çështje sa më shpejtë të jetë e mundur, me objektivin e zgjatjes së kontratës deri në 2025-sën.
Nëse do të arrihet me sukses, jo vetem do të ishte një përgjigje për pretendentët por gjithashtu një skemë për të evituar largimin nga fituesit në fuqi të Champions Leagues.
Sezoni aktual është i nënti për 32 vjeçarin, i cili ka fituar çdo trofe me ‘’ Qytetarët ‘’, lojtar që ka privilegjin të drejtohet nga një ndër trainerët më të mirë në botë.



