
Duke qenë se e ardhmja e Diego Simeones në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ është tejet e dyshimtë , presidenti i ‘’ Los Colchoneros ‘’ Enrique Cerezo ditët e fundit është ndier shumë i stresuar sepse argjentinasi konsiderohet një pjesë e rëndësishme e historisë së spanjollëve dhe natyrisht po i lëviz të gjithë gurët për të siguruar qëndrimin e tij .
S’kishte si të ndodhte ndryshe për një teknik që mbetet një kërcëncim serioz për çdo skuadër pasi strategjitë e tij ia kanë mbyllur gojën pothuajse të gjithë rivalëve të elitës .
Manjati spanjoll e ka bërë me dije këtë vendim për prestigjozen ‘ Cadena Cope ‘ duke deklaruar :
“ Asnjëherë nuk e kemi menduar largimin . Simeone është një figurë shumë e rëndësishme në historinë e Atletico Madridit dhe shpresojmë që situata të ndryshojë sa më shpejt ‘’ , theksoi 73 vjeçari .
Momentalisht ‘’ Los Rojiblancos ‘’ po luftojnë për klasifikimin në Champions League , prioritet absolut i Atleticos dhe besohet se gjithçka do të shkojë siç duhet sepse i njohin mjaft mirë aftësitë e 51 vjeçarit .
Mbështetja e drejtuesve ndaj ishi-t të River Plate asnjëherë nuk është diskutuar sepse e ka pasuruar historinë shumëvjeçare të kësaj skuadre duke thyer çdo parashikim.
Privilegji është krejtësisht i Atleticos sepse kanë në stol një ndër më të mirët në botë dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë fakt sepse rruga sapo ka filluar pavarësisht se gjatë saj do të këtë pengesa të cilat janë të natyrshme në futboll.
Fakti i të qënit të vetëdijshëm se gjërat do të jenë të ndërlikuara është një plus për vijimësinë dhe ‘’ El Cholo ‘’ asnjëherë nuk i është trembur sfidave por përkundrazi ka ditur të impresionojë me kapacitetin në krye të pankinës.



