Kylian Mbappe e ka vendosur të ardhmen dhe nga sezoni i ardhshëm pritet të jetë pjesë e Real Madrid.
Pavarësisht tentativave të shumta të PSG, për të bindur lojtarin të rinovojë, një marrëveshje nuk u arrit dhe tashmë duket se francezët janë dorëzuar.
Sipas asaj që raporton “Bild”, drejtuesit parisienë, kanë nisur nga puna për zëvendësuesin e sulmuesit francez dhe duket se atë e kanë gjetur te Liverpool.
Sadio Mane pëlqehet shumë nga drejtuesit e PSG, të cilët po përgatisin ofertën për senegalezin, për ta bindur të kalojë në “Parc de Prince”.
Sulmuesi i Liverpool pëlqehet edhe nga Bayern Munich dhe pritet të ketë një luftë në merkaton e verës, mes dy klubeve për ta blerë.



