Shitjet që ka përgatitur Real Madridi

Shitjet që ka përgatitur Real Madridi

Sezoni i Real Madridit vijon ti shtojë pakënaqësitë në lidhje me rendimentin e përgjithshëm të spanjollëve  

Pavarësisht se drejtohen nga Carlo Ancelotti, trainer që e njeh mirë ideologjinë e kryeqytetasve , disa komponentë të tyre nuk e kanë bindur italianin duke e detyruar ti anashkalojë në lidhje me të ardhmen . 

Ky fakt detyron  Florentino Perezin për ti treguar daljen nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në merkaton vijuese .   Sipas ‘ Sport ‘ lista kryesohet nga Eden Hazard . Belgu është shumë i ndërgjegjshëm për rrugën që ka marrë karriera e tij tek ‘’ Galaktikët ‘’  e cila është shoqëruar  nga dëmtimet e shumta dhe largimi konsiderohet shpëtimi i vetëm .

Momentalisht vlera e kartonit të ekstremit është vetëm 25 milionë euro dhe Real Madridi preferon ta shesë në vend që të shpërdorojë 30 milionë euro për rrogën e tij .

Së dyti është Gareth Bale. Luhatjet e vazhdueshme të uellsianit duket se i kanë vënë kapakun rrugëtimit  në Madrid dhe njëkohësisht  meqënëse drejtuesit e gjigandëve të La Ligas nuk mund të përballojnë kërkesat e tij  i lind e drejta për ta shitur gjatë merkatos vijuese. Në vendin e tretë është Isco Alarcon .

Mesfushori nga Malaga  do të ishte një investim shumë i mirë për Real Madridin sepse  do të përfitonte me shitjen e tij dhe do të kursente 6 milionë euro që kalojnë në çdo sezon në xhepat e talentit të ‘’ La Furia Rojas “.

Më pas vjen Marcelo Vieira . Braziliani me shumë mundësi po shijon sezonin e fundit dhe zgjidhja më ideale do të ishte largimi për shkak të protagonizmit të reduktuar nën urdhërat e ishi-t të Milanit.  Kësaj liste nuk mund ti mungonte as Mariano Diaz. 5 milionët që përfiton në vit mund të investohen për një tjetër projekt interesant .

Niveli i dobët në krahasim me shokët e skuadrës e ka lënë seriozisht në prapavijë dhe koha për të në Madrid po mbaron .  Golashënuesi ndiqet nga Jesus Vallejos. Mbrojtësi nga Zaragoza nuk ka mundur ti bëjë siç duhet detyrat tek një ndër skuadrat me kërkesë më të lartë llogarie dhe pas shumë huazimesh , Real Madridi ka menduar përfundimisht shitjen e 24 vjeçarit për të mos humbur më kohë. 

I parafundit është Luka Jovic. Serbi u transferua nga Eintracht Frankfurti tek ‘’ Los Blancos ‘’ për 60 milionë euro dhe përfitimi prej 10 milionë eurosh në sezon nuk justifikohen aspak nga një lojtar nga i cili pritej më shumë . Tashmë pas tre sezonesh , Real Madridi nuk mendon ta tolerojë më këtë situatë dhe i ka hapur derën e largimit  . 

I fundit është Dani Ceballos . Pavarësisht se në dy sezonet e fundit huazimi  tek Arsenali ka rezultuar i qëlluar në shenjë , Real Madridi kërkon të evitojë të tilla veprime dhe ta shesë përfundimisht tek një  ekip ku mund të adaptohet shpejt . Real Betisi është një opsion potent por duhet pritur rikuperimi nga dëmtimi që pësoi në Lojërat Olimpike.

Situatat e krijuara japin për të kuptuar se e ardhmja e tij do të jetë diku tjetër .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy