
Minutat e reduktuara kanë ndikuar ndjeshëm tek rendimenti i Julian Alvarez gjatë këtij sezoni.
Argjentinasi gjithmonë është preferuar nga Barcelona dhe sipas gazetarit të ‘ Tyc Sports ‘ Cesar Luis Merlo spanjollët po mendojnë një huazim gjatë merkatos së verës, i cili konsiderohet shoqëruesi perfekt për Robert Lewandowskin.
Aktualisht momenti delikat i ‘’ Blaugranëve ‘’ në aspektin ekonomik nuk garanton blerjen e kartonit të ishi-t të River Plates, arsye e cila i ka vënë në lëvizje drejtuesit e tyre për të negociuar për huazimin e golashënuesit në të famshmin ‘’ Camp Nou ‘’.
Pavarësisht shkëlqimit në Botërorin e Katarit , eveniment në të cilin Argjentina siguroi trofeun e tretë, eksperienca tek ‘’ The Citiziens ‘’ nuk po shkon siç duhet , kjo për arsye edhe të ecurisë së Erling Haaland.
10 gola në 30 sfidat e sezonit aktual konsiderohen një statistikë e pamjaftueshme , duke patur parasysh kërkesën e llogarisë tek Manchester City.



