
Drejtuesit e Arsenalit janë treguar shumë efikasë në tentativat e fundit të merkatos dhe i kanë siguruar një element cilësor Mikel Artetas .
Mesfushori Jorginho do të jetë pjesë e ‘’ Topchinvje ‘’ deri në 30 qershorin e 2024-tës , kundrejt 15 milionë eurove.
Traineri spanjoll do të ketë një forcë më shumë për pjesën e mbetur të sezonit, gjatë të cilës të besuarit e tij duhet të ruajnë diferencën e krijuar me rivalët , me objektivin e ndryshimit të historisë në Premier League .
E kaluara në ‘’ Stamford Bridge ‘’ konfirmoi cilësitë e 31 vjeçarit , i cili vjen pas një eksperience prej pesë sezonesh tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ , e kanalizuar në 213 sfida, 29 gola dhe 8 asiste, me anë të cilës justifikoi investimin prej 57 milionë eurosh të kryeqytetasve në 2018-tën .



