
Pas transferimit të Edinson Cavanit në ‘’ La Bombonera ‘’, drejtuesit e Boca Juniorsit janë hedhur në sulm për një tjetër lojtar që la gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjeter. Zëvëndëspresidenti dhe njëkohësisht ish mesfushori Juan Roman Riquelme pretendon fitimin e Kupës së Libertadores për herë të shtatë në historinë e argjentinasve, kompeticion ku rivaliteti është shumë i ashpër në çdo sezon. Flitet për Sergio Ramos , një mbrojtës me shumë eksperiencë , lajm i bërë me dije nga gazetari i ‘ TyC Sports ‘ Damian Villagra. Në çdo ekip ku ka luajtur 37 vjeçari e tregoi në të kaluarën kualitetin dhe tanimë e ka shansin për të provuar veten në një futboll ndryshe. Gjithsesi nëse do të vendosë për të startuar një aventurë të re në Argjentinë , ekipi i Boca Juniors, i drejtuar nga Miguel Angel Russo do ta shtonte ndjeshëm cilësinë në prapavijë, me një lojtar i cili ka spikatur në nivel klubesh dhe gjithashtu me kombëtaren e Spanjës.



