Bruno Fernandes, në listën e Real Madridit

Bruno Fernandes, në listën e Real Madridit

  Përforcimi i mesfushës vijon të jetë një ndër prioritetet e drejtuesve të Real Madridit për merkaton e verës.

Shumë emra kanë qarkulluar së fundmi në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’, të cilëve iu është bashkuar edhe ai i Bruno Fernandes.

Portugezi është një lojtar shumë cilësor dhe sipas ‘ Sunday Express ‘, presidenti Florentino Perez është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për shërbimet e tij.

30 vjeçari e ka eksperiencën e mjaftueshme mbi supe për të përfaqësuar çdo ekip elite në kontinentin e vjetër, kontrata e të cilit me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ merr fund në 2027-tën. 

Momentalisht vlera aktuale e kartonit arrin 55 milionë eurot dhe shifra e ofruar nga britanikët natyrisht e tejkalon atë.

Megjithatë, sipas ‘ Defensa Central ‘, ‘’ Los Blancos ‘’ janë të përqëndruar tek të tjerë lojtarë, një ndër të cilët është Dean Huijsen, në pronësi të Juventusit, i cili aktivizohet në rradhët e Romës.

Problemet e vazhdueshme të David Alabas dhe Nacho Fernandezit detyrojnë ndërhyrjen në merkato, për të evituar prapakohët në vijimësi.

Siç dihet tek një ekip si fituesit në fuqi të Champions Leagues gjithmonë ka vend për përmirësim dhe në fakt numri një i tyre asnjëherë nuk është kursyer dhe ndër vite ka arritur marrëveshjet me shumë lojtarë të famshëm.

Ishi i Sporting Lisbonës është pjesë e Manchester United prej gjashtë sezonesh, përfshirë aktualin, gjatë të cilit ka kontribuar me 16 gola dhe 15 asiste në 44 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy