Trajneri i ri i Shqipërisë, Duka: Silvinjo, zgjedhje e duhur

Trajneri i ri i Shqipërisë, Duka: Silvinjo, zgjedhje e duhur

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për trajnerin e ri të Kombëtares, Silvinjo, për të cilin tha se është i bindur se është bërë zgjedhja e duhur.

Duka zbuloi edhe detajet e kontratës dhe shtoi se nuk është vendosur pa qëllim bashkëpunimi deri në vitin 2024.

Trajneri i ri, i cili do të drejtojë ekipin kombëtar Silvinjo bashkë me stafin e tij, dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival, ish-futbollistë të ekipeve kombëtare, Argjentinës dhe Brazilit. Kemi arritur një marrëveshje për të drejtuar ekipin kombëtar deri në përfundim të Kampionatit Europian 2024. Jo pa qëllim kontrata është deri në fund të 2024, që tregon që objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në 2024. Mundësitë tona për të arritur në EURO 2024 janë. Do të bëjmë maksimumin e mundshëm me stafin e ri dhe me futbollistët që të arrijmë objektivat. Jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen e duhur për ta ndihmuar, për aq sa mund ta ndihmojë stafi ekipin kombëtar. Do të vlerësohet stafi që ne kemi aktualisht nga vetë trajneri dhe në fund do të vendosim nëse do të vazhdojmë me të njëjtët apo do të kemi ndonjë ndryshim.

Duka falënderoi edhe ish-trajnerin Edoardo Reja, për punën e bërë në drejtimin e kombëtares shqiptare.

Do të doja të falënderoja Edy Rejën dhe stafin e tij për kontributin që kanë dhënë në drejtimin e Kombëtares shqiptare, për të gjitha rezultatet e arritura, për punën, për përkushtimin dhe për gjithçka ka dhënë në këto 3 vite e gjysmë në Shqipëri.

Reja ka zhvilluar më shumë sesa 30 ndeshje, bilanci është i barabartë në humbje dhe fitore. Ka bërë një punë të mirë në afrimin e elementëve të rinj në ekipin kombëtare, në uljen e moshës mesatare të futbollistëve të Kombëtares. Do të doja edhe njëherë ta falënderoja për gjithçka ish-trajnerin e ekipit kombëtar gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Në pikëpamjen humane, Edy Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FSHF-së, i respektuar në të gjithë në ambientet sportive. Dhe do të vazhdojë në marrëdhënien humane të jetë i tillë për gjithë ne. Ky nuk është takim thjesht formal, do të vijojë me komunikimin mes stafit të vjetër dhe atij të ri për të përçuar ato informacione sportive që do t’i duhen stafit të ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy