Real Madridi optimist për Mbappe

Real Madridi optimist për Mbappe

 Shumë emra  të njohur janë afruar së fundmi me Real Madridin .   Duke filluar nga Timo Werner  , Erling Haaland dhe Harry Kane   për ‘’ Galaktikët ‘’ mbetet prioritet transferimi  i Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . Francezi prej kohësh ndiqet nga  kryeqytetasit por këta të fundit janë ndeshur në të shumtat e rasteve me kundërshtimet e  Paris St Germain .

Por duke qenë se Adn e tyre përbëhet nga një histori e gjatë suksesi  do të mundohen ta kanalizojnë në transferimet e merkatos së verës të cilat janë shumë të rëndësishme për  të ardhmen e Real Madridit .   Drejt përfundimit të kontratës ,   këmbungulja e spanjollëve për ‘’ Donatellon ‘’ pritet që të bëhet më e madhe në ditët vijuese  sepse 22 vjeçari ngjall një optimizëm absolut për çdo skuadër të njohur .

Sipas  ‘ Defensa Central ‘’, drejtuesit e Real Madridit s’do të lënë gurë pa lëvizur sepse duan me çdo kusht ta largojnë nga ‘’ Parque De Prince ‘’, por për figura të tilla gjithmonë është e vështirë që skuadrat e tyre të bëjnë lëshime sidomos kur flitet për rivalë të mundshëm në Uefa Champions League , kompeticion që Paris St Germain ëndërron që një ditë ta ketë pjesë të vitrinës .

Sezoni i përfunduar i dha përgjigje shumë aspekteve problematike tek Real Madridi por me një trainer si Carlo Ancelotti në stol ‘’ Los Blancos ‘’ kanë shumë shanse që ta hedhin pas krahëve këtë pjesë të errët të historisë për tu kthyer sa më shpejt tek suksesi .

Sipas parashikimeve të bëra duke patur gjithmonë parasysh  problematikat e këtij operacioni është arritur në përfundimin  se shanset për ta finalizuar në merkaton e verës janë shumë të mëdha për kampionin në fuqi të botës .

42 gola dhe 11 asiste në 47 takime janë statistika që kanë tejkaluar kufinjtë e imagjinatës nga një lojtar që prej vitesh përfshihet ndër më të mirët e planetit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy