
Pa dyshim që Keylor Navasi do të jetë një ndër të larguarit nga ‘’ Parque de Prince ‘’ gjatë merkatos së janarit .
35 vjeçari ka mbetur në vendnumëro në lidhje me kuadratin e bardhë sepse nuk ka mundur ta fitojë vendin e titullarit pasi i preferuari i Christophe Galtier është Gianluigi Donnarumma .
Largimi i David Ospina nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ është një mundësi shumë e mirë për gardianin nga Kosta Rika për të provuar veten në një ligë ndryshe nga Primera Division dhe Ligue 1 .
Përfitimi vjetor për ishi-n e Real Madridit mendohet rreth 3 milionë euro dhe eksperienca e tij sigurisht mund ti shërbejë të ardhmes së ‘’ Il Partenopei ‘’.
Një plus i Keylor Navasit është se përfaqësohet nga Jorge Mendes , agjent i cili do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në këtë histori , me objektivin e transferimit të ‘’ Panteras ‘’ në ‘’ Diego Armando Maradona . Transferimi në Serinë A do të bëhej eksperienca e tretë ndër pesë kampionatet më prestigjoze të kontinentit të vjetër , tek lideri momental.



