Rekordi i ri i Lionel Messit në Champions League (VIDEO)

Rekordi i ri i Lionel Messit në Champions League (VIDEO)

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ishte autor i një tregolëshi në fitoren e thellë 4-0 që Barcelona mori në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League kundër holandezëve të PSV Eindhovenit.

Messi shënoi tre nga katër golat e takimit të cilët ishin njëri më i bukur se tjetri, sidomos goli i parë nga godtija e dënimit që u ekzekutua në mënyrë spektakolare nga “pleshti”.

Për “yllin” e “blaugranave” kjo ishte tripleta e tetë në “Champions League”, duke lënë pas Criastiano Ronaldon, që edhe pse pse mban rekordin e totalit të shënuar në këtë kompeticion, është ndalur në 7 tregolësha.

Kjo është hera e tretë që Messi e nis edicionin e Championsit me tripletë.

Pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos renditen Mario Gómez, Filippo Inzaghi dhe Luiz Adriano, të gjithë me nga tre tregolësha në Champions.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy