
Angli-Gjermani ishte një nga ndeshjet më të bukura dhe që pritej me një interes të madh në këtë Europian. Duke qenë se përballë ishin dy kombëtare që kanë bërë histori në futboll dhe me shumë tifozë anë e mbanë botë, ajo ka qenë më e shikuara nga të gjitha sfidat e Europianit deri tani.
Numri i audiencës që ka ndjekur këtë ndeshje, ka qenë 20.6 milionë në të gjithë botën. Për këtë ndeshje, ishin plot 6.5 milionë “live streams” që e transmetuan ndeshje drejtpërsëdrejti.
Në fund ishte Anglia skuadra që u kualifikua për më tej, duke mposhtur gjermanët me rezultatin 2-0. Skuadra e Southgate iu fal golave të Sterling dhe Kane, në pjesën e dytë të takimit.



