Massimiliano Allegri ëndërron Pogba

Massimiliano Allegri ëndërron Pogba

 Rikthimi i bujshëm i Massimiliano Allegrit tek Juventusi i ka hapur rrugën alternativave interesante për transferimin  në ‘’ Allianz Stadium ‘’  .  Në lidhje me merkaton italiani është rikthyer mbrapa në kohë dhe i ka hedhur grepat tek  Paul Pogba.  Dyshimi i francezit në lidhje me vazhdimin në ‘’ Old Trafford ‘’ shkon  automatikisht në favor të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e cila e ka shijuar ne maksimum kohën kur 28 vjeçari dominonte në mesfushën torineze .  Sipas Calciomercatos rikthimi  i Paul Pogbas në ‘’ Allianz Stadium ‘’ mund të bëhet efektiv gjatë verës sepse  shpresat për të ngritur trofe janë shtuar me rimarrjen e pankinës nga  tekniku italian .  

Agjenti i tij ka filluar me kontaktet e menjëhershme për ti gjetur destinacionin korrekt Paul Pogbas  , operacion që me siguri do të jetë i kushtueshëm për vetë faktin se mbetet një element me shumë peshë edhe pse e ka humbur paksa shkëlqimin në fushë , dhe një  rikthim në Torino do të konceptohej si një vendim brilant  .   Së fundmi të gjitha parashikimet e bëra  mesfushorin e talentuar e dërgojnë në shtëpinë e vjetër , aty ku pati shansin të jetë fitues i shumë trofeve në rang kombetar  dhe nëse flitet për sukses lojtarët e niveleve të tilla në shumicën e rasteve janë në gatishmëri të plotë të marrin çdo iniciativë . 

Rindërtimi i Juventusit sapo ka filluar sepse traineri 53 vjeçar do  të luftojë deri në ditën e fundit të merkatos për ndërtimin e  një skuadre  shumë kompetitive dhe bindëse .  Në sezonin e lënë pas Paul Pogba është aktivizuar në  42 takime të cilat i ka shoqëruar me 6 gola dhe 6 asiste dhe  mbetet në lartësinë e duhur për të ripërfaqësuar juventinët .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy